Gazetari i njohur Bledi Mane ka folur së fundmi për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në këtë profesion ku foli dhe për projektet e tij për këtë sezon veror.
Bledi zbuloi dhe një projekt artistik i cili do të ketë tur në disa qytete te Shqipërisë. Gjatë intervistës për “News 24” ai tha që ketij turi do t’i bashkohet dhe ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogieri. Ndërsa sa i përket Luiz Ejllit, Mane tha nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.
“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqiperisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar jane 20 mijë euro e lart. Ish banoret janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit” – tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsen pse u bë pjesë e këtij formati.
“Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencën time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie c’do gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.