A janë ndarë Sara dhe Ledri?! Kjo është pyetja që po “çmend” rrjetin prej kohësh. Disa thonë janë ndarë e disa të tjerë thonë se po e bëjnë për marketing, mirëpo një reagim nga Sara Hoxha dhe Ledri Vula nuk kemi.
Por ky i fundit u duk ditën e djeshme sikur “vulosi” ndarjen pasi fshiu këngën “Gjendja” nga Youtube, ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha.
Ndërkoh Sara ka publikuar së fundmi një foto, ku vëmendjen e merr komenti i reperit gjerman, Luciano.
Si të mos mjaftojë kjo, Luciano dhe Sara ndiqen në Instagram. Gjithashtu, reperi ndjek edhe kolegun e tij Ledri Vulën.
Ndonëse nuk dihet nëse Sara njihet me Lucianon nga Ledri, pasi janë të dy reperë, apo Ledri njihet me Lucianon prej Sarës, meqë reperi është me origjinë gjermane e Sara është rritur në Gjermani.