Pak ditë më parë, Sara Hoxha postoi në profilin e saj në Instagram një reklamë të “Coca-Cola”, mirëpo nuk u prit aspak mirë, madje Sarën e “kryqëzuan” me komente negative.
Kjo për shkak se kompania mbështet Israelin në luftën me Palestinën, dhe njerëzit kanë vendosur t’a “bojkotojnë” njëlloi si disa kompani të tjera të mëdha si “Starbucks” apo “MC Donalds”.
Së fundmi, influencerja ka postuar një foto teksa ka dalë në protestë në Gjermani, në protestat e zhvilluara për Palestinën dhe vrasjet që po ndodhin në Gaza, duke treguar kështu qëndrimin e saj, përtej reklamave.