E ftuar në puntatën e sotme të “Fan Club” ka qenë Lori Bala, një nga anëtaret e jurisë së DWTS.
Ndër të tjera, moderatorja Kiara Tito e ka “ngacmuar” paksa edhe për komentet e Olta Gixharit kundrejt Lorit, e cila e quan “fashiste”, për shkak të komenteve herë-herë të ashpra të saj për këndvështrimin e Oltës.
“Kë nuk ka ngacmuar Olta. Kur ngacmon Ilirin, mua më ka shumë të kollajtë. Iliri ia kthen, unë nuk ia kthej dhe vazhdon. Herë- herë nuk e dëgjoj Oltën çfarë thotë me batutat, por që kemi marrëdhënie shumë të mirë të katërt” – kanë qenë fjalët e Lorit.
Por mesa duket, komentet e Oltës për Lorin, paskan “ngacmuar” më shumë Albi Nakon se sa vet Lorin, i cili nuk i ka “kursyer” disa thumba për aktoren.
“Në art nuk ka demokraci, ka disiplinë ushtarake, gati dhe në kufijtë e fashizmit. Tani të thuash fashiste sikur kjo është e Partisë Fashiste, e thënë kjo nga Olta që duket sikur vjen nga Partia Agrare, mua më duket pak e tepruar. Por, Olta e bën mirë rolin e vet, unë them që është në rol dhe nuk është e vërtetë në gjërat që thotë.” – ka përmbyllur fjalën e tij Albi Nako.