Gent Hazizi ka qenë i ftuar në “Zgjohu me MCN”, ku ndër të tjera sigurisht është pyetur për eksperiencën në BBV dhe debatin e fortë me Oltën, për të cilën sipas tij, ishte arsyeja që ai u eleminua edhe nga gara.
Gent Hazizi ka treguar se debatin me Oltën dhe kërcënimet e Oltës asokohe, familja e tij i ka pritur shumë keq, sidomos vajza e tij e cila sipas aktorit, ka qenë e “tmerruar” dhe dridhej nga frika, se mos i ndodhte diçka babit jashtë.
“Lotët e gocës time nuk ia fal askujt. Goca ime dridhej dhe ishte surpriza më e shëmtuar që mund t’i bëhej një njeriu brenda në shtëpi, që është kërcënuar. Sipas rregullit të programit, ajo duhej të eleminohej automatikisht dhe nuk u eleminu. As i plasi askujt, përkundrazi e shtuan.” – është shprehur ndër të tjera aktori.