Aktori i njohur i humorit, Gent Hazizi ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, ku ndër të tjera foli edhe për eksperiencën më të keqe të jetës së tij.
Për këtë, ai tregoi se e ka përjetuar pasi u bë pjesë e reality show-t të njohur, “Big Brother VIP Albania 2”.
“Sa dorë të dha Big Brother-i ? “, u pyet Genti.
“Big Brother-i ma dha një ‘dorë’, por m’a dha këtu mbrapa kokës. Eksperienca më e keqe e jetës time. T’a them sinqerisht. Nëse do thoja për “Dancing With The Stars”, që ka qenë një nga eksperiencat që kam shijuar më shumë, Big Brother-i është më e keqja. Sepse nuk flas për pritshmëritë që kisha, por nëse te DWTS ndenja 6 javë, te BBV m’u lutën 1 muaj dhe ndejta 3 javë” – tha aktori.