Edona James është personazhi më i komentuar i “BBVK” padyshim.
Ajo shpesh përfshihet në debate me banorët e tjerë brenda shtëpisë. Së fundmi James po debatonte me Metin dhe i është drejtuar duke i thënë: “Emri im është me zë, sikur i Adem Jasharit”.
Kjo deklaratë e saj ka irrituar banorët e tjerë të shtëpisë, ku Meti i ka kërkuar të mos bëjë deklarata të tilla.
“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, deklaroi Meti.