Prime-n e kaluar në “BBVK”, Linda Halimi hodhi akuza të rënda mbi Blero Muharremin. Ajo pretendoi se artisti e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar gjatë kohës që ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin.
Këto akuza janë mohuar nga ana e Bleros, mirëpo ky debat është rihapur sërish prime-n e sotëm.
Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.
Për më tepër Muharremi “kërcënoi” se këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.