Meti Alshiqi sot u përjashtua nga”Big Brother VIP Kosova”. Pas një përplasjeje të ashpër me Blerandon, ”Vëllai i Madh” mori vendim që Meti të largohej nga shtëpia e famshme dhe të ndërpriste rrugëtimin e tij drejt çmimt të madh.
Zarfi i zi me eliminimin për të erdhi si një surprizë për banorët e tjerë, disa prej të cilëve nuk u shqetësuan për largimin e tij. Teksa disa u prekën nga përjashtimi i tij, Edona James tha se pa të është thjesht një konkurrent më pak.
“Një konkurrent më pak, kështu është loja”, u shpreh Edona.