Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel! Ky ishte lajmi që sidomos mbrëmjen e djeshme shkaktoi shumë debat.
U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
Pas kësaj “zhurme” ka reaguar Arbana në mënyrën e saj sigurisht. Këtë herë jo duke postuar një foto duke pirë “Lori Caffe”, por në ambientet e Top-it.
Moderatorja është siguruar t’a bëjë të dukshme që ndodhet në ambientet e “Top-Channel”, duke vendosur lokacionin.
Po për çfarë arsye Arbana Osmani, shfaqet në “Top-Channel”? Sipas burimeve , thuhet se moderatorja po bëhet gati për regjistrimin e këngës së fundvitit, një traditë tashmë shumë vjeçare e Top-it.
A i hedh poshtë kjo të gjitha lajmet që qarkullojnë lidhur me moderimin e BBV? Ndoshta! – kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. 😉