Sara Hoxha është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të muajve të fundit. Debati virtual me Dafina Zeqirin, roli në filmin “Në kuadër të dashurisë” e së fundmi gjithë telenovela me partnerin (ose ish-partnerin, akoma nuk e dimë) Ledri Vula, e kanë bërë influenceren emrin më të lakuar në rrjet e media muajt e fundit.
Ndonëse lajmet për ndarjen nga reperi ende vijojnë të qarkullojnë, pa asnjë konfirmim nga vet çifti, por me një konfirmim mjaft të prerë nga menaxheri i Ledrit, rrjeti tashmë është ndarë në dy pjesë – ata që besojnë që çifti është ndarë e ata që besojnë që e gjithë zhurma është për marketing.
E sigurisht, edhe Sara Hoxha ka vendosur t’i hedhë pak më tepër “benzinë zjarrit”, e sidomos me postimet e fundit.
Influencerja ka postuar disa foto nga Gjermania (ku së fundmi është zhvendosur) me këngëtaren Dhurata Dora, ku shkruan “Jemi mjaft mirë këtu, qëndro atje”
Edhe dje në postimin e fundit Sara ka bërë të njëjtën gjë, ku ka postuar disa foto nga premiera e filmit në Zvicër, ku nuk ka harruar të tregojë “gjendjen” e saj. “[duke qarë] Jam shumë e qetë” – shkruan ajo.
A janë këto “mesazhe” përmes posteve një vazhdimësi e marketingut? Apo janë mesazhe për direkte për Ledrin realisht?! Këtë, nuk e dimë.