Telenovela e ndarjes (ose jo) së Ledrit dhe Sarës duket se nuk po mbaron, dhe çdo ditë rrjeti ngelet në pritje të “serisë” së radhës, e sigurisht gjithë vëmendja këto kohë është te ata.
Ndryshe nga Sara, e cila këto kohë ka qenë më aktive se kurrë, Ledri ka vendosur të bëjë të kundërtën, duke mos postuar (thuajse) asgjë në rrjetet e tij sociale dhe gjithçka kemi nga Ledri deri tani, është një këngë e fshirë nga Youtube me protagoniste Sarën (Gjendja) e një këngë të re që mori gjithë vëmendjen e mundshme (Paranormal).
Mirëpo, duket se Ledri sot është bërë pak më aktiv në Instagram, ku ka postuar një foto ku shihet një gotë dhe e ka shoqëruar me emojin e një chack-u filmi, dhe menjëherë rrjeti nisi të mendojë se reperi do të marrë pjesë në ndonjë projekt filmik, gjë që nuk do na habiste aspak, pasi shumë projekte të fundit kinematografike po bëhen tashmë me personazhe të showbiz.
(Kujtojmë: “Në kuadër të dashurisë”, “5herë jo”, “Troubleshooters” i cili ka premierën në 2024 etj)
A do të marrë pjesë Ledri në një projekt kinemaografik, njëlloj si partnerja e tij dhe shumë të tjerë? A po xhiron një klip? Apo ka hedhur ndonjë “kunjë” për Sarën?! Këtë nuk e dimë, por opsioni i parë në këtë pikë do të ishte më interesanti! 😉