Prej disa kohësh avokati i njohur, Spartak Ngjela ka shprehur simpatinë dhe vlerësimin e tij për Bora Zemanin.
“Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në të gjitha pjesët e trupit.”-u shpreh ai pak ditë më parë në një intervistë.
Nisur nga kjo në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e ‘telefonatës kurth’ atij iu ofrua të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me Borën.
Anxhela i propozoi Spartakut ofertën si më poshtë:
“Ju marr nga Top Channel Films. Ne kemi menduar që të bëjmë një film me personazhin kryesor Bora Zemanin, i cili do të transmetohet për festat e fundvitit në Top Channel edhe në kinema, dhe kemi menduar dy role që ju mund të zgjidhni mes tyre. Roli i parë është komshiu i Borës, vetëm se ky komshiu duhet të jetë një njeri spiun e që merret me dallavere. Kemi dhe rolin tjetër që unë mendoj që do të pëlqejë shumë. Roli i dytë ka në thelb profesorin e filozofisë së personazhit kryesor. Mendoj që roli i profesorit do t’ju shkojë më shumë. Nuk do të keni shumë xhirime, por si rol do të jetë mjaft i rëndësishëm bashkë me Borën.”
Spartakut i pëlqeu mjaft si ide, por ende nuk ishte i vendosur, duke u shprehur se është avokat e jo aktor. Anxhela vazhdoi duke i shpjeguar më tej rolin, duke i shpjeguar se ai është zgjedhur, duke qenë se ka shprehur simpati për të si personazh. Dhe në fund, profesori (Spartaku) do të bjerë në dashuri me studentet (Borën). Ai u shpreh:
“Jo jo, se më dëmton. Megjithatë, për skenarin mund të ulemi edhe të flasim. Më pëlqen, por të shikoj mirë skenarin në të gjitha aspektet.”
Pasi foli edhe me regjisorin, Spartak Ngjela ishte i gatshëm të bëhej pjesë e filmit, ku edhe mund të puthej me Bora Zemanin.