Plot të papritura në ‘puntatën’ e sotme të ‘Për’puthen’. Një letër e pazakontë ka mbërritur në studio dhe jo nuk është për ndonjërën nga vajzat as nga djemtë apo opinionistët, por e adresuar posaçërisht për drejtuesen e formatit të dashurisë, Megi Pojanit.
Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.
“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.
Jam bërë njeri i tretur, për jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.
Melankoliku…”
Megi e ka marrë letrën me sportivitet e të qeshura, ndërsa i ka uruar “melankolikut” të dalë sa më shpejt e pse jo, t’i bashkohet studios së “Për’puthen”.