Sot ka bërë xhiron e rrjetit deklarata e Linda Halimit brenda BBVK, e cila u shpreh se Ledri e ka ‘ngacmuar’, duke i shkruar në Snapchat mesazhe për bashkëpunim muzikor.
Kjo deklaratë ngjalli jo pak reagim në rrjet, kjo për faktin se asokohe Ledri ka qenë i lidhur me Sarën por edhe sepse reperi iu bashkua listës së meshkujve, për të cilët Linda pretendon se kanë ‘flirtuar’ apo e kanë ‘ngacmuar’ – “listë” ku bën pjesë Blero, Azemi dhe Domenik, të tre banorë të BBVK.
Mirëpo, sa i përket “ngacmimit” të Ledrit për Lindën, ka reaguar gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila është shprehur ironikisht duke thënë:
“Ahaaa, këtu i lëshoi pllumat komplet kjo! Të keqen teta mi Linda, me t’ngacmu Ledri osh si me t’ra llotaria mi motër!”