Mbrëmjen e djeshme, vajza e Jozefina Topallit Megi, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me partnerin, në një ceremoni në Shkodër.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto ku shihet e veshur nuse në krah të partnerit të saj, teksa shkruan se ka qenë një ditë me emocione të pafundme për çiftin dhe dy fëmijët e tyre.
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe përkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë. Ne jemi te lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falenderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata qe kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.” – shkruan Megi krah fotos që ka postuar.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as komentet e ish-shokëve të Luizit, Jon Ndoja e Meridian Ramçaj, që mesa duket ruajnë raporte shumë të mira me Megin.
Megi, është rikthyer në vëmendjen e publikut shqiptar pas hyrjes së Luiz Ejllit në Big Brother, ku dhe u fol sërish për marrëdhënien e tyre 10-vjeçare.
Pas ndarjes nga Luizi, Megi gjeti sërish dashurinë me bashkëshortin e saj tashmë, me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Epo,urime, të trashëgohet çifti! 🙂