Arbana Osmani dhe Big Brother Vip do vazhdojnë rrugëtimet e tyre të ndarë. Të paktën për këtë sezon.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja tërthorazi në postimin e saj të fundit ku shkruan se do të rikthehet në ekran me një pasion që e e entuziazmon njësoj si 25 vite më parë dhe lindi po te Piramida.
Kjo qartëson disi dilemën e publikut se moderatorja nuk do të jetë në drejtimin e Big Brother Vip i cili është një format që nuk ka lindur 25 vite më parë.
Nga ana tjetër, thuhet se moderatorja është duke punuar për një projekt të ri në televizion i cili mund të shfaqet në ekran në muajt në vijim.
Sa i përket BBV3?!
Ledion Liço ka nisur përgatitjet duke qëndruar në krye të projektit dhe përzgjedhjes së konkurrentëve, pra sipas burimeve (të pakonfirmuara), Ledioni do të jetë moderator i sezonit të ri të BBV3!