Pas lajmeve që qarkulluan se Arbana Osmani nuk do jetë moderatorja e BBVA këtë sezon, erdh dhe reagimi i Arbanës duke na lënë të kuptojmë se ajo tashmë i është përkushtuar restorantit të saj të ri.
Bana’s është emri i biznesit të saj të ri të pastave artizanale, gjë që Arbana sonte e bëri publike.
Shumë urime nga një numër i madh miqsh dhe personazhe publik i janë drejtuar Arbanës për startin e saj drejt këtij rrugëtimi.
Ajo që bie në sy është dhe komenti i Zhaklin Lekatarit e cila i ka uruar suksese, gjë që tregon se raportet me Arbana Osmanin janë shumë të mira, ndryshe nga çfarë është aluduar për disa personazhe të tjerë të BBVA.