Mbrëmja e djeshme në DWTS solli mjaft emocion, të papritur dhe “spektakël” në performanca por edhe komente.
Një ndër momentet që nuk kaloi pa u vënë re dhe pa u komentuar në rrjet, ishte komenti i Olta Gixharit për Luana Vjollcën.
Aktorja tha për çiftin Atalanta-Graciano të cilët performuan me këngën e famshme “Gasolina”, që ishte gabim përzgjedhja e muzikës pasi ne kemi këngën tonë të Luana Vjollcës “Benzina”, duke e vendosur në telefonin e saj.
Ky moment dukej mjaft i mirëmenduar, pasi Olta e kishte gati këngën e Luanës në refren, dhe u prit me shumë të qeshura ky krahasim i Oltës, duke u marrë në rrjet si “tallje” kundrejt Luana Vjollcës.
Mirëpo si të mos mjaftojë kjo, edhe “Top Albania Radio” ka vendosur të kthejë në “meme” këtë moment, që nuk la aspak shije të mirë te publiku.
“Kur ti organizon një mbrëmje latine por asaj i pëlqejnë këngët popullore” dhe “Ajo një poliglote ndërsa unë një student i denjë i Sazan Gurit” – kanë qenë dy shprehjet e TAR për krahasimin e “Gasolina” me “Benzina” të Luana Vjollcës.