“Prime” i djeshëm i BBVK solli mjaft debate dhe sqarime situatash të ndodhur gjatë javës, por edhe deklarata të forta.
Një ndër to ishte edhe deklarata e opinionistit Bled Mane për Albën, një nga banoret më të komentuara të shtëpisë. Që prej hyrjes në BBVK, Alba ka qenë në sytë e disa prej djemve të shtëpisë, kryesisht Azemit dhe Lumbardhit, e së fundmi edhe Blerandos.
Banorja ka ndjekur të njëjtën “linjë” me djemtë, duke i afruar e më pas duke iu cilësuar se i sheh thjesht si shokë, edhe pse me Azemin pati më tepër afrimitet ku të gjithë menduan se po krijohej një çift brenda shtëpisë, e ky i fundit madje i shprehu ndjenjat Albës duke i thënë se është dashuruar me të, ndërsa Alba i bëri të qartë se e sheh si shok.
Kjo “strategji” e Albës lidhur me djemtë, duket sikur nuk i ka pëlqyer aspak Bledit i cili në studio tha:
“Lot krokodili. Jo vetëm aktore, por edhe hipokrite. Derdhja e lotëve ishte e tepruar. Nuk iu bë gjyqi Abës se po dashuron tre djem njëherësh. Albën e akuzuam për aktore dhe një vajzë që po luan dhe mire bën që po luan, se çdo vajzë ëndërron të jetë në atë poziocion. Është dobësi e Albës? Jo. Është aktrim. Para qarjes ishte profesioniste, tani me qarje, u kthye në aktore amatore.”
Më tej ai i është kthyer edhe Albës duke i thënë se fakti që po i shkojnë nga pas djemtë po i rrit adrenalinën.