Kader Kicaj është banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova 2”.
Mbrëmjen e djeshme Kader u shfaq e vendosur për të sjellë një frymë të re në lojë, duke premtuar “trazira” që të gjithë i presin me padurim.
Ajo është mirëpritur ngrohtë nga banorët, në veçanti djemtë e shtëpisë, të cilët e kanë komplimentruar për pamjen e jashtme.
Kader Kicaj, e cila është një modele që ka pozuar për fushata reklamuese të brendeve të ndryshme vendore.
Kader ishte “Miss Prizreni 2016” dhe është 25 vjeçare.
Me hyrjen e saj në shtëpinë e “BBVK”, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi që tregojnë se si dukej modelja në kohën kur u shpall “miss”.
Me kalimin e viteve, vihet re se ajo ka ndryshuar mjaftueshëm.