Ndonëse kanë kaluar shumë muaj nga përfundimi i BBV dhe është duke nisur edicioni i ri, duket se personazhet e BBV2 do t’i ndjekë gjithmonë “hija” e sezonit të tyre.
Kjo ka ndodhur me Krist Aliaj, finalistin e edicionit të dytë, të cilin ende në gjithçka bën, vijon të “sulmohet” nga fansat e fituesit të edicionit të shkuar, Luiz Ejlli.
Së fundmi, një ‘fanpage’ i çiftit Luiz-Kiara ka shkruar në mesazhe finalistit në Instastoryt e tij që nuk kanë lidhje me eksperiencën e BBV. Fansi e ka ‘ofenduar’ Kristin, ndërsa ky i fundit i ka ndarë mesazhet në një Instastory, ku shkruan:
“Ndërkohë BBVip vazhdon në DM. Interesant, stresi post-traumatik që la tek njerëzit.” – shkruan Kristi.