Dafina Zeqiri është një nga artistet më të komentuara të showbiz – kjo falë muzikës së saj, por edhe “debateve” të herë pas hershme në të cilat Dafina përfshihet.
Lidhur me këtë, ka folur edhe gazetari i njohur i Kosovës, Labinot Nimani, në një intervistë të fundit. Sipas gazetarit, Dafina krijon vet “drama” për të marrë vëmendje dhe kjo duket përmes postimeve të saj, të cilat i bën dhe i fshin pas pak, me qëllimin për t’u përhapur në rrjet.
“Njerëzit ndoshta e konsumojnë barin, por për t’a ngrënë nuk kanë nisur akoma. Një herë poston dhe pastaj pasi sheh reagimet që nuk po e përkrahin e fshin postimin pas 1-2 orësh.” – është shprehur Labinoti.
Sakaq, sipas gazetarit ka shumë artistë të tjerë ë pa drama e vulgarizma ku ka përmendur si artiste Dhurata Dorën.