Dea Mishel është një emër mjaft i komentuar i showbiz, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në BBV, nga doli dhe si një nga 4 finalistët.
Së fundmi Dea ka qenë duke darkuar në një nga restorantet në kryeqytet, ku dukej mjaft në formë dhe nuk kanë munguar as fotot e postuara në Instagram.
Përveç Deas, ajo që bie në sy në postimin e saj është sfondi pas, me imazhe primitive ku shihet figura meshkujsh në gjueti. Kjo i ka rënë në sy dhe moderatores, e cila e ka përdorur sfondin si “pershkrim” në postimin e saj, duke treguar edhe një fakt për meshkujt sot.
“Ky interior më kujtoi që dikur burrat dilnin për gjueti dhe luftë, ndërsa tani bëjnë photo dumbs dhe tik tok”. – shkruan Dea Mishel në postimin e saj.