Dafina Zeqiri është një nga emrat më të lakuar e më të komentuar së fundmi në showbiz, kjo prej suksesit të saj gjithë e në rritje në muzikë, por edhe prej “dramave” që këngëtarja shpesh herë përfshihet me personazhe të tjerë publikë.
Së fundmi, Dafina ka treguar se do të martohet në vitin 2024, me partnerin e saj Kreshnik Gjergji, ndërsa nuk kanë munguar çdo ditë dedikimet dhe postimet e çiftit për njëri-tjetrin.
Mirëpo, duket se ditën e djeshme, këngëtarja ka vendosur të “zhduket” nga rrjetet sociale, duke mbyllur llogarinë e saj në Instagram. Nëse do të kërkoni emrin e Dafina Zeqirit, të vetmet llogari që do t’iu shfaqen janë ato të fanpage-ve të saj.
Nuk e dimë çfarë e ka shtyrë Dafinën të marrë këtë vendim, ose nëse kjo është “drama” e radhës.