Pak kohë më parë Bora dhe Donaldi bënë me dije së shumë shpejt do të sjellin një film, për të cilin kanë punuar prej kohësh. Filmi do të quhet “5 herë jo”, duke përfshirë këtu edhe datën e lidhjes së tyre, datën 5.
Ditën e sotme ata kanë ndarë detajet e para të filmit në faqen zyrtare në Instagram.
Jora dhe Gjergji do të jenë emrat e Borës dhe Donaldit e duket se filmi do të ketë për bazë një histori dashurie.
Një suprizë e papritur për publikun ishte edhe pjesmarrja e aktorit të humorit, Agron Llakaj.
Ndërkohë, faqja e “5 herë jo” ka ‘shuar’ disa nga kuriozitetet e publikut, duke ndarë disa detaje më shumë rreth personazheve në një “Ask me a question”.