Melinda Ademi, e cila është padiskutim një ndër këngëtaret mjaft të suksesshme të muzikës shqiptare, ka festuar ditëlindjen e saj, ditën e djeshme.
Artistja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet e rrethuar me tufa të shumta lulesh dhe një tortë, mbi të cilën shkruhet: “Gëzuar Ditëlindjen”.
Në fotografitë e publikuara, Melinda shihet më e bukur se kurrë, e veshur me një fustan të bardhë të tejdushëm, i cili tregon më së miri format e saj trupore.
Mes urimeve të shumta të marra nga miqtë dhe familjarët e saj, një ndër urimet speciale, asaj i ka ardhur nga miku dhe bashkëpunëtori i saj në muzikë, Bardhi.
Këngëtari ka ndarë një postim të Melindës në prifilin e tij në Instastory dhe bashkangjitur ka shkruar: “Një dhuratë të mirë ta kam bërë për ditëlindje”.
Përmes këtij postimi, Bardhi ka lënë të nënkuptohet se dyshja po përgatitet për një bashkëpunim por ende nuk ka preferuar të zbulojë detaje të mëtejshme.