Sot ka bërë xhiron e rrjetit lajmi i konfirmuar nga vet çifti Kiara-Luiz, përmes këngës së re “Frymë”, se janë në një pritje të ëmbël të një vajze.
Sigurisht, ky ka qenë lajmi më i përfolur i kohëve të fundit, por konfirmimi nga vet çifti solli një emocion ndryshe dhe është pritur me shumë gëzim dhe dashuri nga fansat e çiftit, por edhe nga personazhe publikë.
Nga ana tjetër, gazetarja Zhaklin Lekatari ka bërë një postim në Instastory referuar fëmijëve që vijnë në jetë, dhe sigurisht rrjeti e ka marrë si një “thumb” ndaj çiftit, kjo për faktin që erdhi fill pas konfirmimit të lajmit nga Luizi dhe Kiara dhe fjalisë së Kiarës se bebi që po vjen është frut i dashurisë së çiftit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë” – shkruan Zhaklin Lekatari.