Kejvina Kthjella ishte një ndër personazhet më të komentuar të BBVA. Ndonëse nuk qëndroi për shumë kohë, pasi u skualifikua nga gara pas debatit të bujshëm me Luiz Ejllin, ajo sërish mori shumë vëmendje, edhe pse u komentua jo fort mire.
Të gjitha këto e bënë Kejvinën të hiqte dorë nga media në Shqipëri, e të largohej nga vendi përkohësisht, por me sa duket inati ende nuk i ka dalë me formatin, i cili sipas saj është “fallco”.
Në një postim të fundit në Instastory, ish banorja shkruan: “I fshiva se harrova fare se kam qenë vjet te “Big Fake Brother Albania Vip”. Edhe që ju kam terrorizuar ju njerëz paqësor. Ikni flini tani. Natën”