Lajmi se Ledri e Sara janë ndarë dhe më shumë detaje rreth kësaj situate, është kthyer në kryefjalë të rrjetit dhe mediave rozë.
Ndonëse tashmë situata është qartësuar paksa, me shpërnguljen e Sarës në Gjermani, deklaratat e menaxherit të Ledrit dhe shumë detajeve të tjera, duket se është kthyer në fakt që Sara e Ledri janë të ndarë, edhe pse asnjëherë lajmi nuk është konfirmuar nga vet çifti.
E kjo gjë dhe vëmendja në rrjet, duket se e kanë lodhur shumë Sara Hoxhën, e cila sot përmes një Instastory, ka pasur vetëm një pyetje: “A s’u lodhët?”