Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e famshme të BBVK. Një mi ka vizituar banorët, por duket se menjëherë ata kanë marrë urdhër që mos flasin për të.
Gjatë një bisede me Yllin, ka qenë Shqipja e cila ka nxjerrë padashje sekretin.
“Ishte kaq miu më tha “, thotë Shqipja e cila pendohet në moment dhe mban gojën me duar, duke lënë të kuptohet se është një temë për të cilën nuk duhet te filtet.
Dhe është e vërtetë. Miun e ka parë Santiana në shtëpi në momentin që ka hapur frigoriferin, ku kanë qenë dhe një pjesë tjetër e banorëve. Video më poshtë: