Pak ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi ndjekësit e saj, se kishte dalë në kopertinën e “Forbes”, në filialin e Britanisë së Madhe.
Përmes një postimi, ku shfaqte edhe kolosët e teknologjisë dhe showbizit botëror si Kim Kardashian, Elon Musk, Hylie Bieber, Jeff Bezos etj – Alketa tregoi një artikull për të, ndërsa u shpreh se do të jetë partnere zyrtare e “Forbes” në Shqipëri e Kosovë, ku do të evidentojë të tjerë personazhe shqiptarë që do të jenë pjesë e revistës prestigjoze botërore.
Mirëpo, duket se Alketa Vejsiu ka rënë pre e një mashtrimi, pasi “Forbes” që ka shkruar për të, nuk është faqja zyrtare e Forbes.
Këtë e ka zbuluar gazetarja Rezarta Caushaj, e cila i ka shkruar faqes zyrtare të Forbes, dhe ka marrë përgjigjen që website në fjalë që ka shkruar për moderatoren është ‘fake’.
Pas disa kërkimeve që “XL Social Media” ka bërë rezulton se website i “Forbes England” jo vetëm që është fiktiv, por nuk lidhet aspak me “Forbes”. Gjithashtu, ka dhe një llogari në Instagram ku numëron plot 118 mijë ndjekës, të gjithë të blerë dhe vetëm një postim, ndërsa vet llogaria rezulton të jetë indiane, username i së cilës është ndërruar plot 8herë.