Gabriela është një nga konkurentet më të komentuara të “Për’puthen”, e cila bëri “zhurmë” me deklaratat e saj që në nisje të këtij sezoni.
Më tej, ajo është komentuar vazhdimisht për natyrën e saj provokuese, por edhe të ftohtë në raport me konkurentët e formatit, ndërsa së bashku me Aurelin dhe historinë e tyre me ulje-ngritje, kanë arritur të fitojnë zemrat e disa prej ndjekësve të “Për’puthen”.
Mirëpo, nga ana tjetër nuk ka ngelur pa u komentuar as pamje e saj fizike, si një nga vajzat më tërheqëse të programit.
Ndër, të tjera në rrjet për Gabrielën thuhet se ka mjaft ngjashmëri me Georgina Rodriguez, bashkëshkorten e futbollistit Cristiano Ronaldo.
Si ju duket juve, a ngjajnë?