Luana Vjollca është një ndër vajzat më të pëlqyera të ekranit shqiptar.
Pas shumë vitesh në skenë, moderatorja ka guxuar edhe në fusha të tjera të artit, siç është muzika dhe me sa duket i ka rezultuar e suksesshme pasi Luana këtë verë, do të jetë e angazhuar me koncerte dhe koncertin e saj të parë për këtë verë, e ka pikërisht sot në Zvicër, së bashku me Melinda Ademin dhe Bardhin.
E pikërisht sot para koncertit, Luanës i ka ndodhur një e papritur – ka humbur valixhen në aeroport!
Këtë e bëri vet të ditur Luana, përmes një postimi në story ku shkruan:
“Kam humbur valixhen. Nuk kam asgjë për koncertin e sotëm.” – pasi në valixhe Luana kishte veshjet e koncertit si dhe make up-et.
Me tej, moderatorja ka vazhduar me një tjetër story, në të cilën kërkon të dijë se ku mund të blejë make up-e dhe veshje, për koncertin sot.
Me siguri që moderatores do t’i vijnë direkt në ndihmë fansat e saj në Zvicër dhe do e gjejë diçka për sot, por edhe nëse jo, nuk ka nevojë të mundohet shumë pasi gjithsesi Luana është një yll, çfarëdo që të veshë! 🙂