Robert Aliaj dhe Krist Dragot kanë qenë të ftuar në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin.
Duke qenë se Kristi u bë i njohur për publikun prej formatit të BBV2, nuk mundën t’i shpëtonin as pyetjeve lidhur me këtë format.
Erjona i ka rikujtuar edhe një herë momentin kur Sabiani ka hyrë në shtëpinë e BBV, kur Kristi dhe Kejsi po krijonin një romancë me njëri-tjetrin dhe përjetimin e Bertit në ato momente.
“Nuk u shqetësova fare. Ishte karikaturë komplet. Kristi është njeri me logjikë. Nuk do i futesha vajzës time në show ashtu. Është brutale, primitive, denigrim publik, kontroll ndaj vajzës. Unë përmes edukimit i jap ‘armët’ që të përballet, jo t’i shkoj nga pas. Kështu e bën të aftë për jetën.” – u shpreh Roberti.