“Në Kuadër të Dashurisë” po bën turin e tij edhe jashtë territoreve shqiptare. Ditën e sotme filmi ka pasur premierën e tij në Gjermani ku edhe jetojnë prindërit e Sara Hoxhës.
Babai i kësaj të fundit e ka parë atë në rolin e Arias dhe duket se i ka pëlqyer tej mase.
“Sa erdhëm në shtëpi. Shumë i bukur. Ti paske humbur kot, je për Hollywood,”- ishte mesazhi që babai i dërgoi Sarës menjëherë pasi pa filmin.
Këtë reagim të parë, Sara e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kujtojmë se Sara Hoxha ishte një nga suprizat e “Në kuadër të dashurisë”, ku ka spikatur me aftësitë e saj në aktrim, e konsideruar si organike dhe një “yll në rritje”.