Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në “Mos i bjer me Top” nga Erjola Doci dhe Ronaldo Sharka, ku ka ndarë disa detaje më shumë për projektet dhe jetën e tij.
Mirëpo, Ermali nuk i ka ‘shpëtuar’ një pyetjeje për Ledri dhe Sarën, duke qenë se Ermali dhe Ledri janë miq të ngushtë, gjithashtu edhe Sara me bashkëshorten e Ermalit.
I pyetur për këtë, Ermali ka lënë të kuptohet se Sara dhe Ledri kanë pasur “krisje” në raportin e tyre gjë që i ka ndarë – krisje që Ermal Fejzullahu i konsideron gjëra të vogla, aq më tepër me një fëmijë në mes, si në rastin e çiftit Sara-Ledri.
“Sido të jetë do i mbaj anën Ledrit se jam shoku i tij. Uroj mos të ndahet askush për gjëra të vogla. Nuk është mirë me i dhënë fund një lidhje, sidomos kur ka fëmijë. Nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë, ose përndryshe i uroj secilit lumturi” – është shprehur Ermal Fejzullahu.