Donald dhe Bora janë padyshim një nga çiftet më simpatike e të përfolur, pasi kudo i shohim bashkë. Së fundmi dyshja, siç edhe na kanë lajmëruar përmes rrjeteve sociale, po punojnë për të sjellë një film, ku do të jenë vetë ata protagonistë.
Kemi parë gjithashtu se ata e tregojnë në çdo moment mbështetjen dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por me këtë video të fundit, Donaldi ‘me lezet’ dhe humorin e tij tregoi sesa vlerë ka ai për Borën në raste emergjente.
“Po ju tregoj sa vlerë kam unë për Borën në situata të jashtëzakonshme, në situata emergjente.” – shkruan Donaldi në një Instastory e më pas ka postuar një video.
Në video ajo shfaqet duke bërë grimin, ndërsa bashkë me ta është edhe Arbori. Donaldi improvizon një moment sikur po bie tërmet dhe instinktivisht Bora është çuar menjëherë nga tavolina e grimit ka kapur për dore Arborin (djali i saj) për të dalë nga dhoma.
“Unë jam i tejdukshëm. S’më gjen gjë nga tërmeti mua” – ka thënë Dondaldi në storyn pasardhës.