Spektakli i sotëm i ‘Big Brother Vip Kosova’ ka nisur me sqarime të situatave dhe debateve që kanë ndodhur gjatë javës. E njëri prej tyre ishte edhe përplasja mes Ganiut dhe Lumbardhit, i cili ka degraduar në ofendime dhe ngritje të tonit të zërit, duke shqetësuar banorët e tjerë.
Në ‘prime-in’ e sotëm është transmetuar gjithë momenti i ‘zënkës’, ku pas së cilës Ganiu pranoi se e kishte tejkaluar me veprimet dhe tonin e zërit ndaj Lumbardhit, duke thënë se nuk është krenar për mënyrën si është sjellë, por shtoi se e gjitha ka ndodhur për shkak të ngarkesës emocionale që ai ka patur ditët e fundit.
Megjithatë, duke qenë se sjella e tij është në shkelje me rregulloren e ‘BBVK’, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të papritur.
“Gani, rrugëtimi i juaj i deritanishëm në Big Brother VIP Kosova është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtashme.
Janë evidente fjalori ofendues, gjuha dhe veprimet e dënueshme ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht në debatin e fundit me Lumin. Pasi fatmirësisht cënimi fizik ka munguar deri tash, unë fatin tënd në lojë shkaku i sjelljeve tuaja kam vendosur t’ia lë në dorë publikut. Për këtë arsye sonte do të hap një televotim me pyetjen ‘A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi?’”, thuhet në zarf.
Pas zarfit, u hap një televotim për Ganiun me pyetjen e mësipërme dhe publiku ka vendosur që Ganiu duhet të vazhdojë qëndrimin në shtëpi, duke i dhënë kështu një mundësi të dytë.