E ftuar në “Ftesë në 5” ditën e sotme ka qenë tekstshkruesja e këngës “Frymë”, Ida Nurçe, e cila ka rrëfyer si është krijuar teksti i këngës që konfirmoi pritjen e ëmbël të Luizit dhe Kiarës.
Ajo rrëfeu se ka marrë një telefonatë nga mikesha e saj dhe menaxherja e Luizit, Petrina Gorica, e cila i ka konfirmuar shtatzëninë e Kiarës dhe i ka kërkuar të shkruajë një tekst për këtë.
Më pas Ida ka shkruar një tekst fillestar për ta ndryshuar, mirëpo Luizi e kishte pëlqyer menjëherë tekstin dhe nuk ka ndryshuar asgjë.
“Ai ishte tekst për dy minuta, me të parën. U përpoqa të ‘vesh rrobat’ e Luizit, pasi e njoh nga afër. Ia di karakterin, çfarë shpirti ka dhe doja t’i përshtatej.
Tekstit i kam mëshuar te vargu ‘sa më ke munguar, e kuptoj vetëm tani’. Kjo ishte e vetmja gjë që do e plotësonte puzzle-in e Luizit, vetëm kjo i mungonte.
Kam marrë mesazhe pafund, nuk e prisja. Mendoja që njerëzit e dëgjojnë këngën për vijën melodike, nuk prisja që njerëzit të fokusoheshin kaq shumë te teksti.” – është shprehur Ida.