Alandy, producenti i njohur e njëkohësisht i njohur edhe si bashkëshorti i Palomës, u bë pjesë (padashur) e historisë së “Big Brother VIP 1”, teksa rrëfimi i gazetares së “Fiks Fare” e përfshiu në dinamikat e ngjarjes në atë kohë, ku u zbuluan edhe pjesë nga marrëdhënia e tyre, që kishte kaluar në momente mjaft të vështira. Që nga ajo kohë, producenti është aluduar shpesh se do të bëhej vetë pjesë e reality show-t të njohur, njëherë në edicionin e dytë, ndërsa tani, gjithmonë e më shumë përflitet si një nga konkurrentët e edicionit të tretë, që është në prag të nisjes. Në lidhje me këtë ka folur Paloma në “Natën me Aulonën”, ku u shpreh se në fakt bashkëshorti i saj e ka dëshirën për të qenë pjesë e programit.
“Do ta provojë”- tha Paloma, ndërsa zbuloi se në fakt vitin e shkuar kishte refuzuar të bëhej pjesë e kastit në vazhdim, duke qenë se dinamimat e shtëpisë po zhvilloheshin dhe ishte bërë e qartë mjaft herët kush do ishin protagonistët, madje edhe fituesi. Sipas gazetares së njohur, ai do që të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, vetëm nëse bëhet pjesë që nga nisja.
Sipas Palomës, edhe pse ajo vetë ka pasur një përjetim jo të mirë të eksperiencës, sidomos pas daljes, ai nuk e beson dhe do ta bëjë si eksperiencë, ndërsa po ashtu u shpreh se do t’i shkonte atij formati për tipin që ka dhe se madje mund të ishte një “Beniada numër 2”, për mënyrën si e flet shqipen.
Nga ana tjetër, ajo foli edhe për periudhën pasi ajo ndau detajet e vështirsive të martesës së tyre, duke u shprehur se Alandy e përjetoi shumë keq dhe se kjo gjë e dëmtoi shumë, madje kishte kërkuar edhe ndarjen, por cdo gjë tani është rregulluar dhe me shumë gjasë, do ta shohim në reality show.