Duket se për vajzat e showbiz-it mjafton një bark paksa i fryrë dhe një ndryshim i linjave trupore, që njerëzit të aludojnë menjëherë për një shtatzëni të mundshme.
Kur më në fund pas shumë kohësh dhe aludimesh prej barkut të fryrë dhe veshjeve të gjera, erdhi konfirmimi i pritjes së ëmbël të Kiarës dhe Luizit, rrjeti tashmë ka nisur të merret me Efin.
Së fundmi ish-banorja e BBV2, Efi Dhedhes, ka marrë pjesë në një event. Mirëpo, në videot dhe fotot e postuara, Efi shfaqet me një bark pak më të fryrë se zakonisht dhe menjëherë nisën aludimet se Efi mund të jetë shtatzënë.
Pas këtyre aludimeve, menjëherë ka reaguar Efi duke e mohuar diçka të tillë.
“S’guxon robi të vejë çik bark, direkt je shtatzënë. Jo nuk jam shtatzënë. Kam vënë bark…dhe e dua barkun tim.” – thotë Efi në një postim të fundit.