Pas një sezoni super të suksesshëm të BBV2, produksioni duket se është drejt përfundimit të përgatitjeve për sezonin e tretë.
Mes gjithë pikëpyetjeve dhe kuriozitetit që publiku ka, nga banorët e përzgjedhur deri te moderimi, nëse do të jetë apo jo sërish në duart e Arbana Osmanit, vjen më në fund edhe reagimi i parë zyrtar.
Faqja e Big Brother, ka postuar një foto të kamerave me mbishkrimin 2024, si për të konfirmuar që nisja e sezonit të 3 të formatit, do të jetë në janar, sikurse më herët ka konfirmuar Ledion Lico.
Pra, zyrtarisht mund t’iu themi – “ethet” e sezonit të tretë të BBV, nisin tani!! 😉