Amadea është një konkurentet më të komentuara të “Love Island”, e cila së bashku me Harisin dolën në vendin e dytë. Mirëpo, menjëherë pas përfundimit të formatit, Haris u kthye në Angli, duke lënë pas Amadean.
Pak ditë më parë në një intervistë, Amadea tregoi se marrëdhënia me Harisin është pak e komplikuar. Fill pas kësaj interviste, Harisi vendosi t’i japë fund lidhjes me Amadean, duke e larguar edhe nga rrjetet sociale.
Menjëherë pas ndarjes, duket se Irisi një tjetër konkurente e “Love Island” i ka dërguar Amadeas një foto, ku shihet se Harisi i ka shkruar Irisit në një foto në Instastory “më lër të të lëpij”. Ky mesazh ka bërë që Amadea t’a demaskojë publikisht Harisin, duke e nxjerrë në Instagram ‘screenshot’- in që Irisi i ka dërguar.
Sigurisht, fakti që i doli emri (dhe fotoja) nuk i ka pëlqyer aspak Irisit, e cila me anë të një reagimi publik ka shkruar për Amadean se do t’a ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi kjo e fundit i ka cënuar imazhin.
“Mirmbrema te gjithve! Sapo esht bere nje gje shume e rende nga persona qe s’do mendoja kurre te benin nje gje te tille, por kuptoj se kur ke te besh me njerez qe merren me jeten e te tierve ( duke nisur nga jedhja e kodevete instagramit etj etj .. sic e kan percaktuar dhe brenda programit te love Island Albania keto gjera ndodhin!)
Eshte publikuar nje bisede ku Haris me pergjigjet mua ne nje story, por duke bere nje batute duke pare se fotoja esht me gjuhe jashte (duke imituar un imazhin ne sfond). Gjeja qe ka me shume rendesi per mua esht fakti se fotoja esht hedhur pa lejen time dhe kjo gje esht shum e rende pasi per keto mund te kalosh ne legale (gje qe do ta bej, sepse ka te beje me imazhin tim edhe s’mund ta toleroj.
Ndonjehere shume njerez nuk kuptojne rendesine e gjerave qe bejne nga inatet e tyre. Do i ftoja te reagonin me me gjakftohtesi edhe pa impulsivitet. Une do vazhdoj te marr masa per kete gje qe esht bere PA LEJEN TIME dhe dua te bej te ditur qe UNE nuk kam pike lidhje me gjerat qe po ndodhin midis Amadeas dhe Harisit!! Nuk do jap me shpjegime ne lidhje me kete teme, pasi ja u shpreha vendimet e mia. Peace and love! ” – shkruan Irisi.
Pas këtij reagimi , menjëherë ka reaguar sërish Amadea, këtë herë herë me një Instastory për Irisin.
“Më thuaj që do vëmendje, pa më thënë që do vëmendje!” – shkruan Amadea.