Pas një sezoni super të suksesshëm të BBV, të gjithë jemi në pritje të sezonit të tretë dhe risive që do të sjellë ky sezon.
Sot, faqja zyrtare e BBV ka dhënë sinjalet e para, duke treguar se do të fillojë në janar të 2024, përmes një postimi.
Si gjithnjë, ky postim është shpërndarë nga Lori dhe Sara Hoxha. Po Arbana Osmani si reagoi?
Ndryshe nga çdo vit, që ka qenë e para që e ka njoftuar fillimin e BBV, duket se këtë vit moderatorja ka vendosur të mos bëjë asnjë postim duke vazhduar me përditshmërinë e saj edhe në rrjete sociale.
Ky veprim i Arbanës, sërish ka shtuar dyshime lidhur me moderimin e BBV – dyshime që u shuan kur Arbana tha se shumë shpejt do të jetë në ekran.