Dihet se Olta Gixhari dhe Eni Shehu gëzojnë prej vitesh një shoqëri të mirë mes tyre, ndërsa DWTS e ka vënë dyshen në një tjetër pozitë.
Rrallëherë gjykimet e Oltës për performancat e Enit kanë shkaktuar pakënaqësi tek ky i fundit e kështu ndodhi edhe javën e kaluar.
Aktorja u shpreh se Eni kishte shumë pak hapa dhe shumicën e kohës ka mbajtur vetëm partneren, gjykim i cili u komentua nga ai dhe balerina e tij gjatë provave të kësaj jave.
Ndër të tjera Eni u shpreh se Olta nuk di çfarë thotë kur ‘eksitohet’ dhe ai vazhdonte me mendimin se performanca e tij ishte e realizuar pasi femra është ajo që duhet të dominojë në kërcim.
Këto komente sollën një diskutim aspak të këndshëm mes Enit dhe Oltës mbrëmjen e sotme, ku kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga fjalët e mikut të saj në prapaskenë.
“Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim. Nuk më erdhi mirë që the ‘ajo flet përçart’, nuk e prisja aq më pak nga ty! Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje”– iu drejtua Olta Enit.
Ky ishte një debat serioz që nuk ishte parë ndonjëherë mes kësaj dysheje, por Eni i kërkoi falje Oltës për komentet e tij dhe në fund të diskutimit duket se situata u sheshua pasi Olta i dha komplinentat më të mira Enit për performancën e sotme si dhe i dha pikët maksimale.