Tension në ‘Big Brother Vip Kosova’! E fejuara e Bucit u përball sot me të për t’i dhënë një mesazh të qartë për raportin e shumëpërfolur të tij me Santianën brenda shtëpisë.
Por për këtë të fundit ‘Vëllai i Madh’ dha një lajm jo fort të këndshëm. Duke qenë se ka refuzuar të japë një mesazh për Santianën, i dashuri i banores duket se nuk i ka pritur aspak mirë pamjet që qarkullojnë në rrjet për të.
“Për të qenë transparent deri në fund, gjithashtu edhe partneri yt ka pasur mundësinë që të shprehet dhe të japë mendimin e tij për të gjithë këtë histori”, u shpreh fillimisht Jonida drejt Santianës.
“Dhe duke qëndruar në kontakt me të, ai do të të dërgonte një letër ty, dhe deri dje ishte në rregull me këtë gjë, por sot ka ndryshuar mendje, dhe nuk e ka dërguar letrën më vjen keq, a ke diçka për të thënë, a ke diçka për të thënë?”, pyeti ajo.
“Jo nuk kam çka me thanë”, ishte përgjigjja e Santianës.