Ditën e djeshme, është publikuar promo e BBV3, i cili duket se këtë vit do të vijë me shumë ndryshime.
Përveç moderimit, i cili thuhet se këtë vit do t’i besohet Ledion Liços, produksioni duket se po “riformaton” gjithçka lidhur me BBV3. Nga logoja, te ngjyrat mbizotëruese, skena e re, dhe shtëpia e konceptuar krejt ndryshe, duket se ky sezon i BBV premton shumë risi dhe spektakël.
Ndërsa gjithçka është duke u bërë gati, thuhet se ftesat për pjesëmarrjen e banorëve janë shpërndarë dhe përgjigje pozitive ka ardhur nga Romeo Veshaj, Erjola Doci, Fation Kuqari, Dea Vieri si dhe transgjinorja Amber Candy.
Nuk dihet nëse është e sigurt hyrja e tyre, e mbetet për t’u parë brenda pak ditësh nëse do të jenë pjesë e BBV3.
Kujtojmë se emra të tjerë që përfliten janë: Vesa Smolica, Olsi Bylyku, Alandy, Roza Lati, Drini Zeqo, Adelina Tahiri, Alesia Bami.