Tashmë e dimë që Jori dhe Beniada janë dy mikesha, thuajse të pandara nga njëra-tjetra! Të dyja me të njëjtën natyrë, solare dhe pozitive, spikatën në formatin e BBV, Beniada në sezonin e parë e Jori në sezonin e dytë.
Mirëpo, duket se tashmë dyshes së tyre i është bashkuar edhe një tjetër ish-banore e BBV. E kemi fjalën për Efi Dhedhes!
Nëse keni parë profilin e vajzave këto ditë, do të shihni se vajzat po kalojnë shumë kohë pranë njëra-tjetrës, në palestër, evente të ndryshme, e madje dhe pjekje biskotash në shtëpitë e njëra-tjetrës, ku nuk kanë munguar as postimet e shumta të tyre së bashku.
Së fundmi, ka qenë Jori ajo që ka postuar disa Instastory, ku të treja shfaqen në shoqërinë e njëra-tjetrës duke shpenzuar kohë së bashku.
Duket se mes vajzave ka lindur një miqësi mjaft e afërt. Epo, urime! 🙂