Olta Gixhari është një ndër personazhet e showbizit më të komentuar të momentit. Si fillim me lojën e saj brenda BBV, më pas filmit “Në kuadër të dashurisë” ku ajo ishte protagoniste së bashku me Luiz Ejllin, e së fundmi DWTS ku është anëtare jurie, Olta Gixhari vijon të jetë një personazh që ‘zgjon’ mjaft reagim në publik.
Ndonëse është cilësuar shpesh si një grua e fortë, që nuk ka frikë të guxojë dhe gjithnjë të thotë mendimin e saj, me ose pa batuta, sot aktorja na tregoi edhe një anë tjetër të saj.
Olta ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram, teksa ka përqafuar një lodër pellushi (Minnie Mouse), ndërsa shkruan: “Ca gjëra nuk do ndryshojnë kurrë.”
Epo sikurse e shihni, edhe pse vitet kanë kaluar Olta vazhdon të flejë duke përqafuar një lodër pellushi! (Kur nuk ka Dorin afër sigurisht :p )